Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut dhe erës është dëmtuar varri i dëshmorit Ramadan Cikaqi.
Ai, ka bërë të ditur se menjëherë është intervenuar në sanimin e dëmeve.
“Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës drunjët e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera. Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit”, ka shkruar Bali Muharremaj në Facebook, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë:
Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës drunjët e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera.
Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrëfikësit.
Do të rregullohet gjithçka e dëmtuar e poashtu drunjët e thatë kudo ku vërehen do të eliminohen./Telegrafi/