Site icon Telegrafi

Balerina që u spekulua si e fejuara e Redon Makashit, thotë se lidhja e tyre tashmë ka mbaruar

(Foto: Instagram/rexhinacuko)

Koreografja dhe balerina, Rexhina Çuko, në fundjavën e kaluar ka qenë protagoniste e lajmeve rozë.

Pasi postoi një video teksa shfaqej me një unazë në dorë pranë këngëtarit Redon Makashi, ky i fundit mohoi gjithë zërat duke shkruar se nuk e njihte personin në fjalë.

Në daljen e saj të parë pas këtyre lajmeve në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Rexhina pranoi se ka pasur një lidhje me kantautorin, por tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre.

(Foto: Instagram/rexhinacuko)

Ajo refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë i kishte shqetësuar familjarët e saj, transmeton Top Channel.

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’kam nevojë. Unaza i është kthyer”, ka thënë ndër të tjera Rexhina.

(Foto: Instagram/rexhinacuko)

 

https://www.youtube.com/watch?v=_dqFm35lxco

Exit mobile version