Valltarja e njohur ne rrjetet sociale si Jeamy Blessed, vazhdon të përkrahë shqiptarët.
Bukuroshja me ngjyrë, e cila është shumë e apasionuar pas muzikës moderne shqipe, është shprehur e kënaqur për fitoren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Rumanisë.
“Jam shumë krenare me ty Shqipëri. Ia dolëm”, ka shkruar ajo krahas një videoje, ku shfaqet duke e vizatuar shqiponjën në shpinë.
Ndryshe, 18-vjeçarja me origjinë nga Gana, por që është rritur në Gjermani, ka thënë se kontaktin e parë me këngëtarët shqiptarë në YouTube e ka pasur krejt rastësisht dhe vendosi që të bëjë koreografi.
Ajo ka më shumë se gjashtë vite që merret me kërcime moderne, ndërsa qe një kohë të gjatë është e lidhur me shqiptarët dhe ka shumë ndjekës shqiptarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/