Site icon Telegrafi

“Balerina” e Gent Fatalit, këngëtari flet për projektin e tij të ri mjaft të veçantë (Foto)

I ka kënduar “eX-it” muaj më parë, por tani ai do të këndojë për vajzat kërcimtare. Fjala është për artistin Gent Fatali, i cili do të sjell së shpejti për publikun këngën dhe klipin e tij të ri “Balerina”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtari ka rrëfyer për detajet e këtij projekti mjaft interesant, i cili është realizuar nga labeli i tij, MAX Production.

“Kënga ime e re me titull ‘Balerina’  është punuar në studion e Alandyt, i cili e ka bërë muzikën dhe orkestrimin. Tekstin e kam shkruar unë, ndërsa këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit me MAX Production”, tha ai për Telegrafin.

Duke mos dashur të zbulojë tematikën e këngës, Genti tregoi vetëm se kënga nuk është dedikim për dikë në veçanti, por një këngë e freskët pranverore që shpreson të pëlqehet nga publiku.

“Kënga nuk është dedikim, megjithatë tematikën do ta lë surprizë për publikun. Është një këngë ritmike, e cila shpresoj të mirëpritet nga publiku”, shtoi më tej Gent Fatali.

Xhirimet e klipit “Balerina” janë bërë në Shqipëri, dhe kanë përfunduar këto ditë, ndërsa kënga vjen në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria Lazy.

Ndërkohë Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga klipi, i cili duket të jetë mjaft i veçantë, dhe në të prezenca e ‘balerinës’ duket se nuk do të mungojë.

Genti si gjithnjë, edhe në klipin e ri do të shfaqet me shumë stil. /Telegrafi/

Exit mobile version