Telegrafi

Balenën e ngordhur nuk mundën ta hedhin në kontejner, e lan tërë natën në parking (Video)

Punonjësit e higjienës i kanë shqetësuar banorët që jetojnë pranë një plazhi në New Hampshire të Anglisë, me formën si e braktisën një balenë të ngordhur që peshon rreth 2,000 kilogramë.

Pasi që kontejneri nuk e zinte trupin e gjatë afro pesë metra, ata e lanë në parking deri në nesërmen, kur një ekip tjetër e ngarkoi në një kamion, transmeton Telegrafi.

“Krijesën e ngordhur duhet vënë nën dhe, sepse dekompozimi saj do shkaktonte erë të rëndë, madje edhe ndonjë epidemi”, ka qenë një prej ankesave të shumta.

Raportohet se balena e re në moshë, ishte gjetur e ngordhur në breg, sipas të gjitha gjasave e mbytur në rrjetat e peshkatarëve. /Telegrafi/