Site icon Telegrafi

Balenat e hanë peshkaqenin gjigant, moment që rrallë mund të shihet (Video)

Slater Moore ka qenë së bashku me një grup turistësh duke lundruar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ku e ka filmuar momentin shumë të rrallë.

Një balenë vrasëse, e ka mbytur peshkaqenin gjigant dhe më pas e ka hedhur nga goja për t’ia lënë dy të tjerave që janë shumë më të reja në moshë, transmeton Telegrafi.

Këto gjallesa të detit nuk shihen shumë shpesh, ndërsa rastet kur ato sulmojnë apo ushqehen, janë vështirë të xhirohen.

“Pasi e ktheu në shpinë dhe e paralizoi, prenë ua la këlyshëve që të ushqehen. Ishin afro 25 balena që kishin dalë në gjah, ndërsa ne i pamë mbi sipërfaqen e ujit vetëm disa prej tyre”, ka thënë Moore lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni momentin dramatik, i cili nuk është kapur më parë as nga dronët kujdestarë. /Telegrafi/

https://youtu.be/c9aaCxTrQoc

Exit mobile version