Ka befasuar sërish balena e bardhë, që po konsiderohet si ‘spiune ruse’ ndërsa po qëndron në brigjet e Norvegjisë.
Me t’ja hedhur një telefon në det, gjallesa e ka kapur për ta kthyer sërish prapa te barka, ku u afrua me gojë hapur dhe rrinte e qetë, transmeton Telegrafi.
Sjelljet e saj, kanë ngjallur spekulime të reja, se është e njëjta krijesë që besohet të jetë stërvitur mirë për të spiunuar.
Gjatë javës së kaluar, atë e kishin gjetur shumë afër bregdetit, me një mbajtëse të lidhur rreth kokës, ku e kishte të kapur një kamerë.
Ekspertët e marinës, konsiderojnë se balena është stërvitur nga armata ruse, ndërsa përdorej për qëllime spiunazhi. /Telegrafi/