John Edwards ka drejtuar grupin e shpëtimit, për të ndihmuar largimin e një balene të gjatë dhjetë metra, që ishte ngatërruar në rrjetin për të zënë gaforre në Fremantle Harbour të Australisë.
Për gjashtë orë, janë bërë përpjekje të mundimshme që të shkëputen litarët që e kishin mbështjellë gjigantin që peshon 30 tonelata, transmeton Telegrafi.
“Nuk ishte aspak bashkëpunuese dhe lëvizte shpejtë nga paniku, duke e bërë situatën edhe më të vështirë”, ka thënë Edwards lidhur me rastin.
Megjithëse ata shkëputën shumicën e rrjetës, balena është larguar megjithëse në trup ka edhe shumë litarë të lidhur. /Telegrafi/
https://youtu.be/rM76lgVjW98