Site icon Telegrafi

Balena gjigante doli papritmas mbi sipërfaqej, anija e peshkatarit dukej shumë më e vogël (Video)

Anija e një peshkatari që po lundronte në një bregdet të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, është dukur tepër e vogël, në krahasim me balenën gjigante që doli papritmas mbi sipërfaqe.

Douglas Croft dhe Kate Cummings kishin shkuar t’i shikonin balenat në zonën Baja Sueno, që në shqip do të thotë ëndërr e qetë, por nuk prisnin të shihni diçka kaq masive, transmeton Telegrafi.

“Në bazë të perspektivës, duket se anija është shumë e vogël. Ashtu edhe ishte, sepse balena kishte përmasa gjigante” ka thënë Croft.

Gjatë lundrimit të tyre, e njëjta balenë ka dalë disa herë mbi sipërfaqe, përfshirë edhe kërcimin ku i shfaqej shumica e trupit prej afro 15 metrash.

Kjo balenë që arrin peshe deri në 30 tonelata, është ndër gjallesat më të mëdha në botë, duke arritur madhësi pesë herë më të madhe se elefnti afrikan. /Telegrafi/

Exit mobile version