Telegrafi

Bale zgjedh lojtarin më të mirë në histori, kjo përgjigje nuk do t’i pëlqej Ronaldos

Gareth Bale nuk ka mundur të ketë një ditë të mirë kur është kthyer të mërkurën në klub.

Uellsiani ka zgjedhur legjendën e Manchester United, Ryan Giggs, si lojtarin më të mirë që ka luajtur me të, duke anashkaluar fituesin e ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldo.

“Për mua lojtari më i mirë në botë është Ryan Giggs. Ai ka qenë heroi im kur kam qenë duke u rritur dhe ai është legjendë e futbollit. Më ndihmon edhe ajo që ai është një bashkatdhetar i imi”, ka thënë Bale.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë, si i bën dhe shpenzon milionat (Foto)

Gareth Bale dhe Ryan Giggs kanë luajtur bashkë dy ndeshje dhe në njërën kanë shënuar të dy.

Ata shënuan në fitoren kundër San Marino në vitin 2007 me rezultat 3-0. /Telegrafi/