Telegrafi

Bale shkëlqen me het-trik dhe Reali kualifikohet në finalen e Kupës së Botës për Klube

ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - DECEMBER 19: Gareth Bale of Real Madrid celebrates with Casemiro of Real Madrid after scoring their second goal during the FIFA Club World Cup semi-final match between Kashima Antlers and Real Madrid at Zayed Sports City Stadium on December 19, 2018 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Real Madridi ka deklasuar skuadrën japoneze, Kashima, me rezultat 3-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube falë shkëlqimit të Gareth Bale që realizoi hetrik.

Real Madridi kishte dominimin në sfidë, por edhe japonezët arritën të dalin përpara.

Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver

Sfida në Abu Dhabi e pa golin e parë në fund të pjesë së parë, kur Marcelo asistoi për Bale i cili realizoi për 1-0.

Me qetësi Reali shkoi në pushim dhe ashtu reflektoi në pjesën e dytë duke realizuar dy gola të shpejtë.

Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver

Bale shfrytëzoi një gabim për të realizuar për 2-0, kurse vetëm dy minuta më vonë (55′) sërish Marcelo asistoi për 3-0.

Kashima bëri përpjekje dhe arriti që të gjente golin në këtë takim me anë të Endos që shënoi në minutën e 78-të për 3-1.

Pas kësaj fitore Real Madridi kalon në finalen e Kupës së Botës për klube ku përballet me skuadrën Al Ain, që eliminoi River Platen në gjysmëfinale. /Telegrafi/

https://twitter.com/ZER0aZER0/status/1075448013169090561

https://twitter.com/VEsportista/status/1075442228804415489