Telegrafi

Bale shënon gol nga largësia pas gabimit amatoresk të portierit

Real Madridi ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Është përsëri ylli nga Uellsi, Gareth bale, i cili ka shënuar për epërsinë 3-1.

Goli i Bale erdhi në minutën e 83-të nga një distancë prej rreth 30 metrave.

Ky gol u shënua pas veprimit amator të portierit Loris Karius. /Telegrafi/