Spektakël i vërtetë ka qenë në finalen e elitës së futbollit amerikan MLS.
Skuadra nga Kalifornia, Los Angeles FC është kampioni i ri i MLS, pasi në finale ka mposhtur Philadelphia Union pas ekzekutimit të penalltive.
Ka qenë një ndeshje spektakolar ku 90 minutat u mbyllën baras 2-2, derisa edhe në kohën shtesë dy skuadrat shënuan nga një gol.
MLS CUP CHAMPIONS. 🏆#ForLosAngeles pic.twitter.com/7Mww0AKMTx
— LAFC (@LAFC) November 5, 2022
Gjyqtari kryesor kishte akorduar tetë minuta shtesë dhe Jack Elliot shënoi për 2-3 në minutën e 124-të.
Por për të shpërthyer i gjithë stadiumi Banc of California u përkujdes sulmuesi uellsian Gareth Bale.
MLS CUP CHAMPIONS! 🔥🏆 @LAFC pic.twitter.com/Ic0HjuhDPl
— Gareth Bale (@GarethBale11) November 6, 2022
Ish-anëtari i Real Madridit u asistua bukur nga Palacios dhe shënoi me kokë për të barazuar rezultatin në 3-3 në minutën e 128-të.
Job. Finished.
Los Angeles, keep the party going. See you tomorrow.
— LAFC (@LAFC) November 6, 2022
Koha shtesë u mbyll baras dhe Los Angeles FC arriti të fitoj titullin e kampionit pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.
Për Los Angeles FC ky ishte titulli i parë në histori të klubit, pasia ta janë formuar si klub vetëm në vitin 2014.
🏆 CAMPEONES 🏆 pic.twitter.com/pBdKur0Hme
— LAFC (@LAFC) November 6, 2022
Pjesë e LA FC janë emra të njohur që kanë lënë gjurmë në futbollin evropian si Gareth Bale, Giorgio Chiellini, Carlos Vela dhe Cristian Tello, /Telegrafi/