Real Madridi po përpiqet që të zgjidh të ardhmen e sulmuesit uellsian, Gareth Bale.
Madrilenët janë duke u munduar që t’i shesin disa lojtarë në mënyrë që të sigurojnë para për të financuar transferimin e Paul Pogbës së Manchester Unitedit.
Los Blancos po kërkojnë ta shesin futbollistin 29-vjeçar, por askush nuk është gati ta paguajë pagën vjetore e cila arrin shifrat e 20 milionë eurove.
Por, gazeta kineze “El Chiringuito” ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se një klub nga Kina i ka bërë një ofertë lojtarit me një pagë vjetore prej 60 milionë eurove për ta joshur që ta transferohet në Azi.
Megjithatë po e njëjta gazetë shkruan sot se futbollisti nuk e ka ndërmend të largohet dhe në këtë formë ka refuzuar të luajë në ligën elitare kineze.
Ndryshe, Bale ka kontratë të vlefshme me spanjollët deri në verën e vitit 2022 dhe kohët e fundit ka thënë se nuk ka asgjë kundër që të luajë golf deri në përfundim të marrëveshjes me mbretërit. /Telegrafi/
🚨¡EXCLUSIVA @elchiringuitotv! 🚨
➡️BALE tiene una OFERTA MAREANTE del fútbol CHINO.
➡️Le DOBLAN el SALARIO pero le quieren a COSTE CERO y el REAL MADRID NO está dispuesto.
Información de @Borjamazarro8. pic.twitter.com/rxl0V2e37H
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 8, 2019