Shumë u fol se Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi, por hierarkia e klubit dhe Zinedine Zidane e shohin si të pashitshëm uellsianin.
Ai ka munguar në shumë ndeshje në sezonin e kaluar dhe kjo ka bërë që të ketë shumë thashetheme për anësorin.
Ai e nisi mirë sezonin, por në një ndeshje në Lisbonë pësoi një dëmtim të madh dhe që nga ajo kohë lëndimet nuk iu larguan.
Pasiguria e të ardhmes së Cristiano Ronaldos në Madrid ka bërë që ish-lojtari i Tottenham Hotspur, ta ketë fjalën kryesore.
Marrëveshja e Bale në Bernabeu është deri në vitin 2022, ndërsa uellsiani sapo e ka nënshkruar vazhdimin e kontratës.
Për të ka interesim nga Paris Saint-Germain dhe klubet e Ligës Premier, por duke se të gjitha ofertat do të refuzohen. /Telegrafi/