Anësori i Real Madridit, Gareth Bale. nuk po mendon që të kthehet në Ligën Premier – ka thënë agjenti i tij, Jonathan Barnett.
Anglia është përmendur si një nga destinacionet e uellsianit, i cili po kalon momente të vështira te Los Blancos, madje në disa raste është fishkëllyer nga tifozët për paraqitje të dobët.
Megjithatë, agjenti i 29-vjeçarit ka deklaruar se klienti i tij nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.
“Ai është shumë i lumtur këtu. Është lojtar i Real Madridit. Tash për tash, nuk po mendon për kthimin në Angli”.
“Nuk mund ta parashikoj në ardhmen. Mirëpo, aktualisht, ai është shumë i lumtur”, ka thënë agjenti për Deportes Cuatro.
Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013 kur u transferua nga Tottenham Hotspur. /Telegrafi/