Gareth Bale ka deklaruar se ai nuk e besoi që goli i tij ishte anuluar.
Ishte gjyqtari i takimit ai që akordoi faul në Jordi Alban pasi Bale kërceu më së larti dhe shënoi gol me kokë për 2-1, vetëm për t’u anuluar pak sekonda më vonë.
Bale u gëzua shumë, por më pas u befasua nga vendimi i gjyqtarit, vendim ky tejet i dyshimtë.
“Mendoj se titulli në La Liga është i mundur nëse besojmë se mund ta bëjmë këtë”.
“Ne e dimë se nuk do të jetë lehtë, por ne duhet t’i japim rast vetes”.
“Gjëja më me rëndësi është që fitorja na ndihmon të ndihemi më të fortë”.
“Nuk e besova që goli im ishte anuluar. Gjyqtari më tha se e shtyva Alban, por unë nuk e preka atë. Unë jam më i gjatë dhe u sigurova që të mos e preki atë, sepse e di se si janë gjyqtarët në Spanjë”, u shpreh Bale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ATARTMTyF1I&feature=youtu.be