Gareth Bale do të ekzaminohet dhe monitorohet nga stafi mjekësor, pasi e ka pësuar një lëndim në nyje gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Unionistas de Salamanca.
Anësori uellsian u kthye në formacion startues të Zinedine Zidane duke arritur të shënojë, mirëpo nuk arriti të luante më shumë se 53 minuta.
Ai nuk kishte luajtur që nga 4 janari (në ndeshjen ndaj Getafes) dhe tash është lënduar sërish, për të katërtën herë këtë sezon.
“E ka përdredhur paksa nyjën e këmbës. Nuk mendoj se është diçka e madhe… Por, nuk mund të luante”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes.
Lëndimi ka ardhur vetëm disa orë pasi agjenti i Bale kishte thënë se ai do ta respektojë kontratën duke qëndruar edhe dy vjet e gjysmë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
Copa del Rey | HIGHLIGHTS & GOALS
🆚 @UnionistasCF 1-3 @realmadriden
⚽ @GarethBale11
⚽ Romero
⚽ Góngora (og)
⚽ @Brahim #RMCopa | #HalaMadrid pic.twitter.com/L3zogEu5qW— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 23, 2020