Gareth Bale ka çmendur me deklaratën e tij të fundit.
Anësori i Real Madridit ka deklaruar se ekipi i tij mund të fitojë El Clasicon dhe të bëjë një ndjekje spektakolare të titullit në fund.
“Unë besoj se në futboll gjithçka është e mundur”.
“Unë e di se jemi 10 pikë prapa, por nëse fitojmë, titulli është i mundur”.
“Ne e dimë se të fitojmë te Barca është vështirë, por ne duhet të jemi në top formë. Ne duhet t’i sulmojmë dhe nëse jemi në formën më të mirë, do t’i mposhtim”, u shpreh Bale. /Telegrafi/