Telegrafi

Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin

Gareth Bale ka ironizuar me klubin e tij, Real Madridin, pas kualifikimit në Euro 2020 me kombëtaren e Uellsit.

Uellsi fitoi me rezultat 2-0 përballjen ndaj Hungarisë për të siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Pas arritjes së kualifikimit, festa ishte e madhe tek kombëtarja e Uellsit.

Lexo po ashtu Bale: Të luash për Uellsin më tërheqëse sesa për Real Madridin

Megjithatë, në sy ra festa e yllit të Real Madridit, Gareth Bale, i cili u pa me një flamur që u përdor nga tifozët dhe që ironizon Mbretërit.

“Uells, Golf, Madrid”, shkruante në flamurin që festonte Bale.

Ky citat vjen si frymëzim pas kritikave nga drejtuesit i Realit, Predrag Mijatovic, i cili kishte drejtuar këto fjalë drejt yllit uellsian. /Telegrafi/