Telegrafi

Bale: E merituam trofeun

Gareth Bale ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren në Superkupën e Evropës kundër Manchester Unitedit.

Reali fitoi 2:1 për të siguruar trofeun e katërt të Superkupës.

“Normalisht që është e mrekullueshme të shtosh këtë trofe në koleksion”.

“Ishte ndeshje e vështirë, por mendoj se luajtëm mirë dhe kontrolluam ndeshjen shumë mirë”.

“Na ndihmoi që kemi ushtruar në 38 gradë Celsius në Madrid! E kontrolluam lojën dhe e merituam fitoren. Duam të vazhdojmë të fitojmë dhe në çdo ndeshje kemi etje dhe dëshirë”, ka thënë uellsiani për BT Sport.