Telegrafi

Bale e James përfshihen në skuadrën e Realit për Kupën e Mbretit

Real Madridi e ka bërë publike skuadrën e plotë për ndeshjen e Kupës së Mbretit që e zhvillon të mërkurën si mysafir i Unionistas de Salamancas.

Ndeshja do të luhet në Las Pistas del Helmantico, ndërsa Zinedine Zidane do të lë në shtëpi disa prej startuesve të zakonshëm të skuadrës dhe pritet të bëjë një rotacion për t’u dhënë hapësirë të tjerëve.

Kapiteni Sergio Ramos nuk është rikuperuar nga lëndimi i nyjës, ndërsa me ekipin nuk do të udhëtojnë Toni Kroos, Luka Modric e Rodrygo.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Karim Benzema ka nevojë për disa minuta prej se është kthyer nga lëndimi, ndërsa James Rodriguez dhe Gareth Bale i kanë tejkaluar problemet e tyre dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit.


Skuadra e plotë e Real Madridit

Portierë: Courtois, Areola, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy

Mesfushorë: Casemiro, Valverde, James, Isco

Sulmues: Benzema, Bale, Lucas V., Jovic, Brahim, Vinicius Jr


/Telegrafi/