Site icon Telegrafi

Bale e Carvajhal fillojnë stërvitjet, pritet të luajnë kundër Juventusit

Real Madrid ka marr një lajm të mirë prej qendrës së infermierisë.

Dy futbollistët e lënduar të skuadrës madrliene kanë filluar të stërviten.

Gareth Bale dhe Dani Carvajal zhvilluan një seancë të plotë stërvitore gjatë ditës së sotme, transmeton Telegrafi.

Dyshja kishte pësuar lëndime të rënda dhe për një kohë nuk janë paraqitur në fushat e blerta.

Ndryshe, nuk dihet nëse sulmuesi dh mbrojtësi do të mund të paraqiten në finalen e Ligës së Kampionëve më 3 qershor kundër Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version