Gareth Bale nuk do të jetë pjesë e Real Madridit për edicionin e ardhshëm, pasi sulmuesi uellsian nuk është i dëshiruar në Bernabeu.
29-vjeçari qëndroi në stol gjatë 90 minutave në ndeshjen e fundit ndaj Betis, ku Real Madridi pësoi humbje 2-0.
Sipas The Times, Los Blancos janë të interesuar të heqin qafe yllin e tyre qysh në afatin kalimtar të verës.
Por skuadra nga Madridi po ka vështirësi të gjejë një ekip që ofron rreth 70 milionë euro për lojtarin.
Në rast se nuk gjendet ndonjë blerës me këtë shumë deri në muajin korrik, atëherë Reali do ta ulë për 50% çmimin e lojtarit.
Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Paris Saint Germain janë skuadrat që po e dëshirojnë yllin e Uellsit.
Bale është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, ndërsa ka kontratë me Realin deri në vitin 2022. /Telegrafi/