Telegrafi

Bale dhe Benzema nuk dinë çka është goli, statistika tmerruese që shqetësojnë Zidanen – i pret stoli?

Gjashtë ndeshje për Gareth Bale dhe Karim Benzeman dhe ata kanë po aq gola sa i kanë pasur kur kanë qenë në pushimet verore.

Real Madridi mund të ketë formë të mirë dhe po kërkon titullin e gjashtë të këtij viti, por nuk është që Los Blancos s’kanë shqetësime.

“Është koincidencë, asgjë s’ka ndodhur”, kat hënë Zidane pas ndeshjes së fundit parasezonale për formën e dy sulmuesve.

Megjithatë, që prej kësaj deklarate janë zhvilluar dy ndeshje, Superkupa e Evropës në Shkup dhe Superkupa e Spanjës ndaj Barcelonës dhe asgjë s’ka ndryshuar.

Ka 719 minuta që Bale dhe Benzema bashkë s’kanë shënuar asnjë gol. Zizu i ka testuar të dy gjatë verës dhe kanë përfunduar njejtë pa gol, dhe është dashur që Cristiano Ronaldo me pesë stërvitje të zgjidhë dilemën në Camp Nou me një supergol.

Asensio nga ana tjetër po avancon në mënyrë të jashtëzakonshme drejt formacionit shartues, duke rrezikuar që ta lë Balen në stol.

Dyshja sulmuese Bale – Benzema ishte tejet e dobët në Camp Nou. Ata arritën të bëjnë vetëm dy gjuajtje së bashku dhe vështirë se janë parë gjatë pjesës së parë të takimit.

Benzema po ashtu gjendet në presion të lartë pasi nuk ka shënuar në 27 ndeshje derbi dhe vjen nga një sezon ku s’ka shënuar ndaj Atleticos, Bayernit dhe Barcelonës. Ai detyroi përkundër formës së dobët largimin e Alvaro Moratas.

Mbetet të shihet nëse Zidane do të vazhdojë t’i besojë dyshes aspak të frikshme, ose do të plotësojë dëshirën e tifozëve për të startuar me Asension spektakolar. /Telegrafi/