Site icon Telegrafi

Balaj: Spanja meritoi fitoren, shihja mesfushorët duke vallëzuar me topin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka thënë se Spanja meritoi fitoren dhe se ekipi shqiptar nuk kishte asnjë shancë.

Balaj tha se kjo sfidë dalloi nga ajo me Lihtenshtajnin, teksa theksoi se ai nuk pa shumë qendërmbrojtësit e Spanjës, por mesfushorët teksa vallëzonin me topin.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ishte ndeshje shumë më ndryshe nga ajo, shumë e një niveli më të lartë. Spanja bëri lojë të mirë, Spanja s’është që nuk e meritoi fitoren, edhe pse golat i pranuam nga gabimet tona. Ajo ishte mënyra e vetme ndoshta si të pranojmë golat, pasi që bëmë të pamundurën, sakrifikuam shumë”.

“Thënë të drejtën, nuk kam parë shumë qendërmbrojtësit e Spanjës, i shihja mesfushorët teksa vallëzonin me topin. David Silva ishte një nivel më lart”, u shpreh Bekim Balaj pas takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version