Heroi që shënoi golin e fitores ndaj Maqedonisë, Bekim Balaj, shpreson që Kombëtarja kuqezi të kualifikohet në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
“Emocion shumë i madh për mua dhe i filluam mbarë eliminatoret. Në këtë stadium i kam hedhur hapat e parë si futbollist dhe arrij ta gëzoj kombin me një gol këtu”, deklaroi ai.
Në pyetjen se me çfarë e shënoi golin, ai u shpreh: “E rëndësishme që topi përfundoi në rrjet, e parëndësishme si u shënua”.
Balaj e shënoi edhe golin e parë në kualifikimet për ‘Euro 2016’ që më pas Shqipëria shkoi në fazat finale.
“Shpresoj që të mos jetë rastësi dhe të kualifikohemi në ‘Rusia 2018’”, u shpreh ai për këtë krahasim. /Telegrafi/