Bekim Balaj ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme në kampionatin rus.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar dy gola të tjerë me fanellën e Terek Grozny.
Terek ishte mysafirë i skuadrës Ural dhe shënoi fitore me rezultat të thellë 4-1, edhe pse ishte në disavantazh prej 1-0.
Balaj golin e parë e shënoi në minutën e 43-të duke barazuar rezultatin.
Ndërkohë në pjesën e dytë në minutën e 57-të shkodrani shënoi golin e dytë në këtë sfidë.
Me dy golat e shënuar, Balaj është ngritur në kotën e gjashtë golave dhe renditet në pozitën e dytë të golashënuesve në Rusi.
Në këtë takim titullar për Terekin ishte edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi. /Telegrafi/