Site icon Telegrafi

Balaj: Nuk luajtëm keq, por duhet të bëjmë më shumë

Sulmuesi Bekim Balaj, në intervistën e dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, ka folur për humbjen ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”.

Ai ka treguar se çfarë ndodhi në ndeshje dhe se si golat e penalizuan ekipin.

“Kjo humbje na lë një shije shumë të keqe, pasi ishim përgatitur ta nisnim me fitore këtë edicion. Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe patëm raste shënimi, por pësuam një gol të dhuruar. Humbëm 2-0 dhe ky rezultat besoj se do na penalizojë shumë”.

“E prita kundërshtarin, pasi mendova se do ndërhynte gabim, por kontakti ishte shumë i lehtë. Më pas gjuajta keq dhe nuk arrita të shënoj”.

“Unë mendoj se krijuam mjaftueshëm, pasi patëm raste në pjesën e parë, por nuk konkretizuam”.

“Duhet të bëjmë shumë më mirë”, ka deklaruar Balaj./Telegrafi/

Exit mobile version