Telegrafi

Balaj: Luajtëm mirë, ndjejmë keqardhje për këtë lloj humbje

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, u shpreh i zhgënjyer për humbjen ndaj Shqipërisë në Shkodër.

Balaj kishte raste për të kaluar në epërsi skuadrën kombëtare, por nuk arriti ta bënte, e kështu që Kuq e Zinjtë më pas pësuan.

“Kjo humbje na lë një shije shumë të keqe, pasi ishim përgatitur ta nisnim me fitore këtë edicion. Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe patëm raste shënimi, por pësuam një gol të dhuruar. Humbëm 0-2 dhe ky rezultat besoj se do na penalizojë shumë”

“E prita kundërshtarin, pasi mendova se do ndërhynte gabim, por kontakti ishte shumë i lehtë. Më pas gjuajta keq dhe nuk arrita të shënoj”.

“Unë mendoj se krijuam mjaftueshëm, pasi patëm raste në pjesën e parë, por nuk konkretizuam. Duhet të jemi koshientë që pjesën e parë dominuam, ndonëse duhet të bëjmë shumë më mirë”, u shpreh Balaj për Supersport.