Site icon Telegrafi

Balaj: Jam tifoz i Realit, ashtu siç shënova ndaj Pepes, shpresoj ta bëj edhe përballë Ramosit

Autori i golit të dytë për Shqipërinë në ndeshjen e sotme përballë Lihtenshteinit, Bekim Balaj pas ndeshjes është shprehur mjaft i lumtur me golin që vulosi fitoren 2:0 për Shqipërinë.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne. Ishim të detyruar që të fitonim. Ishte e sikletshme, pasi në letër na dukej e lehtë, arritëm të menaxhonim lojën dhe të shënonim”.

“Arritëm të gjenim golin me presing dhe më pas kontrolluam lojën me zgjuarsi, pasi të tilla ndeshje duhet kujdes”.

“Unë jam tifoz i Realit të Madridit, këtë gjë i kam thënë edhe gjatë ndeshjes në Portugali Pepes kur i shënova, shpresoj të shënoj edhe përballë Ramosit të dielën”, u shpreh Balaj.

Exit mobile version