Site icon Telegrafi

Balaj: Franca është kundërshtar i fortë, por duhej të bënim më shumë

Bekim Balaj (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Një humbje pa shënuar qoftë edhe një gol, nuk është kapërdirë mirë nga Bekim Balaj, i cili në mikrofonin e Supersport e pranoi se Shqipëria duhet të bënte diçka më shumë në inaugurimin e stadiumit të ri.

“Ishte ndeshje tjetër, me motivim tjetër. Stadium i ri dhe me mbështetje por për fat të keq nuk morëm dot rezultat tjetër për të kënaqur tifozët, por përballë kishim Francën”.

“Shpresoj të luajmë mirë në të tjera ndeshje. Më tepër? Duhet të perfeksionohemi, sepse ky ekip është në rritje”.

“Duhet më shumë pjekuri dhe vetëbesim dhe rezultate më të mira”, ka deklaruar sulmuesi pas ndeshjes.

I pyetur për fuqinë e kundërshtarit, ai ka deklaruar: “Është mbrojtje shumë e fortë por jo e pamundur. Kishim shumë faulle dhe korne dhe ndoshta me pak kujdes do të përfitonim”.

Exit mobile version