Jetmir Bakija nga “Demokracia Plus”, ka theksuar se problemet që janë në vend, janë si rezultat i mos instalimit të një qeverisje të mirë në vend.
Ai në emisionin “Përballje”, ka thënë se politikat duhet të jenë të zbatueshme dhe të përshtatshme për rrethanat tona.
“Pa e pasur një qeverisje që është llogaridhënëse, transparente dhe që i pyet njerëzit se çka i nevojitet, nuk mund të ketë rezultate konkrete”, ka shtuar Bakija.
Sipas tij, deri në momentin që politikat nisin prej poshtë lart, dhe jo e kundërta, do të ketë probleme të kësaj natyre. /Telegrafi/
&