Site icon Telegrafi

Bakayoko zgjedh Chelsean para Unitedit e Cityt

Mesfushori i Monacos, Tiemoue Bakayoko, është i vendosur të bashkohet me Chelsean këtë verë.

Mesfushori francez ka zhvilluar një super-sezon këtë vit me skuadrën franceze në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve duke u bërë një emër shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha sidomos në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Monaco refuzon ofertën e parë të Chelseat për Bakayokon

Por, sipas gazetës franceze L’Equipe, Bakayoko është i gatshëm të refuzojë ofertat nga Manchester United dhe Manchester City për t’u bashkuar me Chelsean këtë verë.

Mundësia për të luajtur nën urdhrat e trajnerit të Bluve, Antonio Conte, është ajo që i pëlqen francezit më së shumti .

Megjithatë, Chelsea dhe Monaco duket se janë disi larg nga pikëpamja e vlerësimeve të tyre për ish-mesfushorit të Rennes. /Telegrafi/

Exit mobile version