Telegrafi

Bakayoko të premten për testet mjekësore, Chelsea paguan 40 milionë funte për francezin

Telenovela e Tiemoue Bakayokos mund të përfundojë të premten, ku pritet t’i kalojë testet mjekësore te Chelsea.

Sipas medieve angleze marrëveshja mes palëve është arritur të mërkurën në vlerën e 40 milionë eurove.

Për lojtarin ishte e interesuar edhe Manchester United, por që nuk nënshkroi me lojtarin.

U flit se Djajtë e Kuq kanë marrëveshje personale me francezin.

Manchester United më shumë e pëlqejnë Nemanja Maticin, i cilime ardhjen e Bakayokos mund të ndryshojë mjedis.

Me Bakayokon, Chelsea deri më tani ka harxhuar 75 milionë funte, pasi më parë e zyrtarizoi edhe Antonio Rudigerin nga Roma për 35 milionë funte./Telegrafi/