Site icon Telegrafi

Bakayoko do të largohet nga Chelsea, katër skuadra e duan francezin

LONDON, ENGLAND - MAY 19: Tiemoue Bakayoko of Chelsea during The Emirates FA Cup Final between Chelsea and Manchester United at Wembley Stadium on May 19, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Mesfushori francez, Tiemoue Bakayoko nuk ka arritur të përshtatet mirë me futbollin anglez.

Lojtari i transferuar nga Chelsea verën e vitit të kaluar për 40 milionë nga Monaco nuk ka bindur Chelsean.

Ai duket se do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës për të gjetur një skuadër ku do të luante rregullisht.

E ardhmja e francezit mund të jetë në katër kampionate të ndryshme, pasi katër skuadra janë në garë për të.

Newcastle United në kampionatin anglez ka shprehur interesim për transferimin e lojtarit dhe ka gati 30 milionë euro.

Tiemoue Bakayoko. (Getty Images)

Ndërkohë në Spanjë, Bakayoko po kërkohet me ngulm nga Sevilla.

Olympique Marseille është skuadra franceze që po kërkon rikthimin e tij në Ligue 1.

Bakayoko mund të luaj edhe në Bundesliga, pasi së fundmi në garë për të është futur edhe Borussia Dortmund.

Me Conten lojtari nuk kishte shumë hapësira, tani mbetet të shihet nëse Sarri do ta ndalë në klub apo do t’i japë lejen për tu larguar. /Telegrafi/

Exit mobile version