Klubi londinez, Chelsea, është afër transferimit të mesfushorit të Monacos.
Tiemoue Bakayoko do të jetë përforcimi i radhës për Antonio Conten tek Chelsea, pasi që mesfushori francez tashmë ka kryer testet mjekësore dhe do t’i bashkohet kampionëve të Anglisë.
Chelsea ka ofruar 40 milionë euro të cilat janë pranuar nga Monaco dhe gjatë kësaj fundjave pritet të vijë edhe zyrtarizimi për transferimin e 22-vjeçarit në Stamford Bridge.
Për Bakayokon ka shprehur interesim më herët edhe Manchester United. /Telegrafi/