Site icon Telegrafi

Bakayoko takohet me Conten (Foto)

Chelsea ka qenë pak i ngadalshëm në tregun e transferimeve këtë verë.

Deri tani klubi ka blerë Willy Caballero nga Man City dhe Antonio Rudiger nga Roma.

Por, tifozët e Chelseat do t’i shohin dy prej mesfushorëve më në formë në Evropë, kur Tiemoue Bakayoko do t’i bashkohet në mesfushë N’Golo Kantes, transmeton Telegrafi.

Bakayoko tashmë ka pasur një takim në qendrën stërvitore me Antonio Conten, ku kanë biseduar për disa minuta.

Theksojmë se kjo blerja londinezëve do t’i kushtoj mbi 41 milionë euro ndërsa pritet të mos jetë edhe i fundit pasi që kampionët anglez janë në kërkim të një sulmuesi pasi që trajneri italian nuk po llogaritë në shërbimet e Diego Costas.

Ndryshe, pas ardhjes së mesfushorit të Monacos, duket se mesfushorit serb Nemanja Matic do ti tregohet dera e largimit prej Stamford Bridge. /Telegrafi/

 

Exit mobile version