Tiemoue Bakayoko është në Londër ku do të kryejë marrëveshjen me Chelsean për 36.7 milionë funte.
Mesfushori i Monacos, do të luajë nga sezoni i ardhshëm në Stamford Bridge, ku klubi anglez ka arritur të merret vesh me kampionët e Ligue 1.
Sipas RTL ylli i ri francez i ka kryer testet mjekësore dje dhe pritet që të mërkurën të prezantohet.
Bakayoko me Monacon ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka fituar titullin.
Kjo ka bërë që Antonio Conte të pëlqej shumë lojtarët.
Arritja e tij mund ta dërgojë Nemanja Maticin te Manchester United. /Telegrafi/