Site icon Telegrafi

Bakayoko në Ligën Premier, 50 milionë euro për të

Kampioni i Anglisë, Chelsea po mendon të përfrocojë edhe më shumë skuadrën për stinorin e ardhshëm.

Është mesfushori fantastik francez, Tiemoue Bakayoko që është lojtari më i dëshiruar nga Antonio Conte.

Reprezentuesi i Francës ka pasur një stinor të mrekullueshëm në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçari ka zhvilluar në total 51 ndeshje këtë edicion duke shënuar tre gola.

Sipas mediave franceze, Chelsea dhe Monaco kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Bakayokos në Londër.

Kampionët aktual të Anglisë do të paguajnë 50 milionë euro për t’i fituar shërbimet e lojtarit.

Ndërkohë për ish-anëtarin e Rennes, është bërë gati një kontratë pesë vjeçare.

Përveç parave Chelsea do t’i dërgojë Monacos edhe sulmuesin e talentuar belg, Charly Musonda. /Telegrafi/

Exit mobile version