Site icon Telegrafi

Bakayoko e dëshiron rikthimin te Milani

Tiemoue Bakayoko po e dëshiron rikthimin te Milani, pasi aty beson se do të rikthehet në formën e tij të lartë.

Mesfushori francez është aktualisht ë huazim te Monaco nga Chelsea, mirëpo e pëlqen kalimin përfundimtar te Rossonerët.

25-vjeçari ishte i huazuar nga the Blues në San Siro gjatë edicionit 2018/19, derisa kishte kaluar nëpër një formë mesatare.

Foto: Goal.com

Skuadra londineze në atë kohë kërkonte 40 milionë euro dhe Milani refuzoi të paguante atë shumë.

Tani, Chelsea dëshiron të largojë Bakayokon përfundimit, duke kërkuar 30 milionë euro për kartonin e tij.

Përveç Milanit, në garë për francezin janë edhe skuadrat si Paris Saint-Germain dhe Sevilla, gjersa këta të fundit thuhet kanë ofruar 35 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version