Telegrafi

Bakayoko drejt rikthimit në kampionatin francez

Tiemoue Bakayoko. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Tiemoue Bakayoko është rikthyer te Chelsea pas një viti huazim te Milani, por që nuk do të qëndrojë gjatë.

Trajneri i ri i Chelseat, Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e francezit për edicionin e ri.

Kësisoj londinezët janë duke kërkuar shitjen e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Tiemoue Bakayoko. (Photo by Atsushi Tomura/Getty Images)

Bakayoko pritet të rikthehet në kampionatin francez Ligue 1, ku interesimet për të nuk mungojnë.

Tri skuadrat e mëdha franceze, Monaco, PSG dhe Olympique Marseille janë në bisedime me lojtarin.

Transferimi i tij në Francë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, ndërsa Chelsea i ka vendosur çmimin prej 25 milionë euro. /Telegrafi/