Chelsea ka arritur marrëveshje personale me yllin e Monacos.
Kështu së paku thotë gazetari i mirënjohur për transferime Guillem Balague, ku raporton se Chelsea do të sjell gjatë verës Tiemoue Bakayokon.
E gjithë kjo pas refuzimit kategorik të skuadrës italiane të Romës për të shitur mesfushorin belg Radja Nainggolan, transmeton Telegrafi.
Bakayoko është ftuar së fundi në kombëtaren franceze pas lëndimit të mesfushorit të Manchester Unitedit Paul Pogbas.
Theksojmë se skuadrës angleze i mbetet të merret vesh edhe me ekipin francez që gjithçka të zyrtarizohet. /Telegrafi/
Monaco's Bakayoko has agreed personal terms with Chelsea. Next step is for Chelsea to pay Monaco more than anybody else for the midfielder pic.twitter.com/XgbvJKvNPD
— Guillem Balague (@GuillemBalague) March 21, 2017