Telegrafi

Bajrami uron nxënësit dhe mësimdhënësit për festat e fundvitit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami u ka uruar nxënësve dhe mësimdhënësve festat e fundvitit dhe pushim të këndshëm dimëror.

Bajrami në mesazhin e urimit shkruan se gjatë këtij gjysëmvjetori të parë të vitit shkollor kanë bërë një punë të madhe.

“Jam i sigurt se së bashku do të arrijmë suksese edhe më të mëdha gjatë gjysmëvjetorit të dytë, e po ashtu gjatë viteve të ardhshme. Puna dhe suksesi i përbashkët i të gjithë neve do të thotë cilësi në arsimin parauniversitar. Prandaj, nxënës dhe mësimdhënës të dashur, ju uroj festat e fundvitit dhe pushim të këndshëm gjatë këtyre ditëve të pushimit dimëror. Viti i ri sjelltë te ju shëndet e mirëqenie dhe energji të mjaftueshme për të arritur rezultate sa më të mira! Mirupafshim më 10 janar 2017, datë që shënon fillimin e mësimit për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor”, thuhet në mesazhin e urimit. /Telegrafi/