Site icon Telegrafi

Bajrami thirrje Qeverisë: Zgjohuni nga gjumi, tregoni qytetarëve se sa i ndotur është uji i liqenit të Badocit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria urgjentisht duhet të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve se sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë dhe sipas saj, do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë.

Lexo po ashtu Vlera të rritura të manganit në ujë, IKSHPK dhe KRU Prishtina: Qytetarët që furnizohen nga Badoci të mos e përdorin ujin për pije, por as për përgatitjen e ushqimit

“Qeveria urgjentisht të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve:

– Sa i ndotur  është uji i Liqenit të Badocit? Sepse pjesa me e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi me ble ujë dhe do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë.

– Çka po bëjnë autoritetet shtetërore për evetimin e këtij problemi?

– Nëse ky është problem që mund të evitohet, sa do të zgjatë krejt procesi?

– A është i mundshëm pastrimi i Liqenit të Badocit nga koncentrimi i manganit?

– Si do t’i ndihmoj Qeveria qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë ujë gjatë kësaj kohe?

Qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95% e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim.

Zgjohuni nga gjumi, bëni zgjidhje për qytetarët”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version