Site icon Telegrafi

Bajrami: Thëllimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, i domosdoshëm

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Barišić i uroi detyrën Bajramit, ndërsa ka theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në arsim.

Në anën tjetër, Bajrami ka falënderuar ambasadoren për mbështetje, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën bashkëpunimi me Kroacinë në të gjithë sektorët, e veçanërisht në atë të arsimit.

Bajrami po ashtu e informoi Ambasadoren Barišić për gjendjen në arsim në vendin tonë dhe programin qeverisës që synon përmirësimin e gjendjes.

Në takim, ndër të tjera, u bisedua edhe rreth mësimit të Gjuhës Kroate në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zagrebit.

Exit mobile version