Telegrafi

Bajrami takon rektorin Dema, flasin për gjendjen në arsimin e lartë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka vizituar sot Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është takuar me rektorin Marjan Dema dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Ministrja Bajrami shpalosi vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në Kosovë, në veçanti të arsimit të lartë.

Ministrja e Arsimit, tha se do të punohet me të gjithë akterët dhe të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre për të përmirësuar dhe zhvilluar arsimin e lartë, nivel ky që më pas do të kontribuojë në përmirësimin e sektorëve të tjerë.

Nga ana e tij, rektori Demaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që Universiteti i Prishtinës, por edhe arsimi i lartë në përgjithësi, të arrijnë suksese të reja.