Lidhja Demokratike do t’ia mbajë tek fytyra kryeministrit të ri premtimin se kufirin e Kosovës me Malin e Zi do ta vendosë në Çakorr.
“Do të kërkojmë nga Haradinaj që ta mbajë fjalën ashtu siç ka premtuar dhe është zotuar për kufirin në Çakorr”, ka thënë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës. “Nëse e bën këtë, atëherë ne do ta duartrokasim dhe do ta votojmë gjithashtu këtë version”.