Shqipëria ka gjetur golin e epërsisë në përballje me Ishujt Faroe.
Vetëm pas 20 minutave lojë, kuqezinjtë kanë realizuar golin e parë në këtë duel.
Ka qenë mesfushori ofensivë, Nedim Bajrami që realizoi golin e epërsisë për Shqipërinë pasi u fut bukur në zonë.
Asistues në golin e Bajramit ishte Jasir Asani, një tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Falë epërsisë së hershme, kuqezinjtë tani kërkojnë golin e dytë dhe të sigurisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Sohaib_That/status/1671233239514771457?s=20
https://twitter.com/FootColic/status/1671233171029983234?s=20