Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e financave Hykmete Bajrami ka thënë se deputetët e LVV-së nuk mund t’a mbulojë korrupsionin e kësaj qeverie duke përmendë aferën e 2.1 milionëve të humbura nga thesari i shtetit.
“Po ja rikujtoj atij dhe atyre që ende i besojnë propagandës së LVV-së, se hajnat e 2.1 milionë eurove i kam denoncu e para dhe sot ata janë në burg”, ka shkruar bajrami në Facebook.
Bajrami thotë se LVV ka mbështetur emërimin e ish-drejtorit të Thesarit në kohën kur janë vjedhur 2.1 milionët për guvernator të BQK-së.
“Për me tepër Arbër Rexhaj dhe krejt deputetët e 51%, në seancën e fundit e kanë votu për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ish Drejtorin e Thesarit, që d.m.th. se janë të bindur se z. Ismaili si drejtor i Thesarit dhe unë si ministre nuk kemi asnjë faj për atë rast”.
“2.1 milionshin nuk mund ta përdorni më për të më sulmuar sepse me votat e juaj ish drejtori i Thesarit sot është guvernator i BQK-së”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
Bajrami thotë se LVV po kërkon të gjejë ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ajo ka qenë ministre por sipas saj nuk po munden.
“Qeveria e LVV/miq e bashkëpunëtorë të Arbër Rexhajt që dy vite e gjysmë janë duke kërku në tri ministri ku unë kam qënë ministre për ndonjë shkelje ligjore por s’kanë gjet asgjë. Kjo Qeveri deri me tani ka dërgu plot lëndë në gjykata, por asnjë lëndë, as edhe një nuk lidhet me emrin tim”.
“Unë flasë sepse nuk i frikësohem të kaluarës sime, veç keni me shpifë se kurrë asnjë shkelje s’keni me gjete”, ka shkruar tutje Bajrami./Telegrafi/